Aktualitet

Kultivuan drogë në Pyllin e Selvive arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, në kërkim djali i tij

8 Korrik 2020, 09:39 Nga DOSJA
Kultivuan drogë në Pyllin e Selvive arrestohet 60-vjeçari

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 60-vjeçar me iniciale P.L si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij me iniciale A.L, të cilët akuzohen se kanë kultivuar kanabis në pyllin Selvive. Policia bën me dije se janë asgjësuar disa bimë kanabis, të cilat ndodheshin në afërsi të stanit të 60-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Hoshtimë. Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 60-vjeçari vlorë policia vlore arrestohet 60-vjeçari vlorë policia vlore

Sondazh

Poll