Aktualitet

U arrestua një ditë më parë, Agim Kajmaku del nesër para togave të zeza

8 Korrik 2020, 09:02 Nga DOSJA
U arrestua një ditë më parë, Agim Kajmaku del nesër

TIRANË- Ditën e nesërme do të jepet masa e sigurisë së ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun.

Kajmaku u arrestua një ditë më parë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë për shkak të diabetit. Sapo mbërrit në spital atij iu dha ndihma e parë, po ndërkohë mjekët lajmëruan policinë.  Aktualisht, ai i shtruar në këtë spital dhe po kurohet. Ndërkohë aty ruhet nga forca të shumta policie.

Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019 dhe prej afro një viti ai ndodhej në arrati. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Akuzat ndaj Kajmakut:

Fillimisht akuzat kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai kishte marrë vendime edhe pse KQZ kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, socialisti shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi të besuarin e tij. Po kështu, më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por dwnimin nuk e kishte “rrwfyer” në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e kishte ditur për dënimin në vendin fqinj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll