Aktualitet

Akuzohej se kishte ekzekutuar me 15 plumba ish-efektivin Bilali, pushohet çështja penale për Gjergj Cukalin, Prokuroria nuk g

8 Korrik 2020, 09:21 Nga DOSJA
Akuzohej se kishte ekzekutuar me 15 plumba ish-efektivin Bilali, pushohet

TIRANË- Pushohet çështja penale për Gjergj Cukalin. Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë dosjen për ekzekutimin e ish-efektivit të Policisë, Arben Bilali, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme për inkriminimin e tij. 

Cukali u arrestua në muajin maj të vitit të shkuar si i dyshuar kryesor për vrasjen e ish-policit. Pasi qëndroi disa muaj në burg, por Apeli e liroi pasi konsideroi të papërdorshme analizën e ADN-së së gjetur në vendngjarje. 

Për dy gjyqtarët Alaudin Malaj dhe Elbana Llurin, gjurmët e gjetura brenda bidonit plastic të ujit, i cili u gjet brenda mjetit të braktisur të autorëve, që përputheshin me të tijat nuk ishin provë bindëse për ta mbajtur në burg.

Gjithashtu dy gjyqtarët shtuan dhe faktin që kontrolli i ekspertizës së kriminalistikës të automjetit tip “Benz” nuk është bërë në vendin e ngjarjes, por transportuar me karrotrec në një garazh të policies.

Pas rrëzimit të provave shkencore, Prokuroria nuk ka gjetur të dhëna të tjerë që mund ta implikonin Cukalin në krimin e ndodhur në një nga zonat më të njohura të Tiranës.

Ish-polici u ekzekutua më 30 Janar të vitit 2019 me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në Tiranë zonën e Selitës.

Për vrasjen u ekzektua Cukali, i cili njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë dhe si një nga miqtë më të ngushtë të Emiljano Shullazit. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali ekzekutimi i arben bilalit gjergj cukali pushohet ceshtja per gjergj cukalin tirane vrasja e arben bilalit arben bilali ekzekutimi i arben bilalit gjergj cukali pushohet ceshtja per gjergj cukalin tirane vrasja e arben bilalit

Sondazh

Poll