Mjeku i Urgjencës akuza qeverisë: S’lejon tamponët tek spitalet private se fsheh numrin e vërtetë të të infektuarve
7 Korrik 2020, 15:35Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku i Urgjencës, Petrit Vargu tha për Euronews Albania se situata nga COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar siç duhet që nga fillimi i pandemisë, kur sipas tij masat u morën shumë vonë në një kohë që ne kishim fluks lëvizjesh me Italinë dhe veçanërisht pas daljes nga karantina kur asnjëherë s’u tha cilat ishin masat e brendshme për secilin institucion që do të hapej. Por sipas mjekut Vargu, skandali më i madh është mosmenaxhimi i situatës së virusit në QSUT, duke e e kthyer atë vend në një vatër infeksioni për të gjithë vendin.
“Për të arritur në skandalin e vërtetë që ishin spitalet ku nga mosmarrja e masave, QSUT u kthye në në bombë për gjithë Shqipërinë. Hapja tek ne u bë në mënyrë të rastësishme, ne u hapëm pse u hapën vendet rreth nesh, në mënyrë të pastudiuar prandaj ndodhi ajo që ndodhi. Tani edhe qershia mbi tortë, u hap dhe transport urban kur jemi në maksimumin e fluksit”, tha mjeku.
I pyetur lidhur me shqetësimin e denoncuar së fundmi nga shumë qytetarë të cilëve nuk iu bëhet tamponi edhe pse kanë shenja klinike të virusit, mjeku kardiolog tha se kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të fshehur shifrat e vërteta të të infektuarve me COVID-19. Sipas tij, ky është një shërbim që mund të ofrohet shumë mirë edhe nga spitalet private, gjë që sipas qeveria s’e lejon për arsyen e mësipërme.
I pyetur lidhur me bonusin që kryeministri premtoi në fillim të pandemisë për mjekët që janë në frontin e parë me sëmundjen, mjeku Vargu e cilësoi edhe këtë një demagogji të pastër, pasi sipas tij këtë bonus që aktualisht e përfitojnë vetëm 10 mjekë të Infektivit, duhet ta përfitojnë të gjithë mjekët të cilët janë njësoj të rrezikuar çdo ditë nga sëmundja.
“Për nga sëmundshmëria dhe vdekshmëria në frontin e parë janë të gjithë mjekët. Vetëm 10 mjekë janë ata që e kanë përfituar. Duhet ta marrin të gjithë mjekët e tjerë shpërblimin, pasi të gjithë janë në frontin e parë të sëmundjes. Gjithë QSUT u kthye në një vatër infeksioni përveç Infektivit”, tha mjeku.
ITALI-Një 32-vjeçar shqiptar, tentoi që qëllonte me pistoletë një polic. Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë nja garazhi në Cinncovallazione të Sassuolos, i ci...
TIRANË– Ditari i familjes Josifi ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi shënimet që kanë mbajtur dy motrat dhe nëna e tyre që besonin tek ringjallja....
TIRANË– Në redaksinë e Euronews Albania kanë mbërritur denoncime nga qytetarë për refuzim të realizimit të tamponit nga institucionet përkatëse, ndon...
TIRANË– Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka komentuar ngjarje...
ELBASAN-Ronaldo Lazari, i cili u arrestua pas sherrit masiv në Elbasan është lënë i lirë nga gjykata. Atij iu vunë prangat për kundërshtim të forcave të policis...
Aktualitet 7 Korrik 2020, 14:21
TIRANË- Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta d...
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik prej pak javësh është pa drejtues. Që pas shkarkimit të Evis Shurdhës, Kryeministria ka hapur garën dhe po kërkon drej...
ELBASAN– Një person ka në Elbasan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se personi që është i infektuar nga koronavirusi është një efektiv.Efektivi në...
TIRANË- Mjeku Shefki Meta ka njoftuar sot ai është prekur nga COVID-19. Meta ka postuar një foto në Facebook, ku shihet se është në ambientet e Spitalit In...