E mbyllur prej dy javësh në shtëpi dhe me temperaturë, 29-vjeçarja: Pres që Urgjenca Kombëtare të më bëjë testin
7 Korrik 2020, 14:56Nga DOSJA
TIRANË– Në redaksinë e Euronews Albania kanë mbërritur denoncime nga qytetarë për refuzim të realizimit të tamponit nga institucionet përkatëse, ndonëse kanë simptomat tipike të COVID-19.
Një 29-vjeçare, e cila kërkoi të mos identifikohet ka rrëfyer se ka më shumë se dy javë që pret epidemiologët për marrjen e tamponit, pasi Urgjenca Kombëtare e ka referuar emrin e saj për kryerjen e testit. Gjatë intervistës me Euronews Albania, 29-vjeçarja kontaktoi Emergjencën Kombëtare 127 dhe i kujtoi se pret që prej datës 26 qershor që të kryejë testin, ndërsa i është marrë emri për tamponim, por nuk mori ende një zgjidhje.
“Mbi 2 javë gati filluan shenjat e para të temperaturës, ata të punës më thanë që të shkoja në shtëpi. Në datë 24 qershor kam marrë në telefon për herë të parë 127, ata më thanë se nëse shfaq edhe shenja të tjera të marr përsëri. Më pas më filloi edhe një simptomë tjetër, edhe me datë 26 më morën emrin dhe më vendosën në listë për tamponim dhe thanë që të pres 48 orë. Pas 48 orësh askush nuk u bë i gjallë,” tregon e reja.
Ajo thotë se ka pritur me ankth të zbulojë nëse është prekur apo jo nga coronavirusi. Thirrjet ndaj urgjencës mjekësore 127 kanë qenë të vazhdueshme për Anën.
Megjithatë përgjigjja e mbetet po e njëjtë: “Do i dërgojmë edhe një herë një rikujtesë ekipit të ISHP që duhet të merren me tamponin, po duhet të marrin vetë ata.” Ana e mbetur në pritje të ardhjes së epidemiologëve për marrjen e tamponit është në izolim prej ditësh, ndërsa temperatura nuk i ka ikur ende.
“Që nga ajo ditë kam temperaturë konstante, nuk ka ndryshuar, kështu që nuk ka pasur përmirësim. Temperatura rri gjatë gjithë kohës 37 deri në 37.4,” rrëfen Ana për Euronews Albania.
Mbetja pezull për të zbuluar të vërtetën e shëndetit të saj, sipas 29-vjeçares jo vetëm e ka mbyllur në shtëpi pa një trajtim të duhur shëndetësor, por i ka ndikuar gjithashtu në vendin e punës.
“Ata të punës janë përgjegjës edhe për persona të tjerë të cilët punojnë atje, kështu që në momentin që do marr një përgjigje do të rikthehem. Por situata nuk është e favorshme për shkak të temperaturës,” thotë denoncuesja.
“Të jesh në shtëpi 24 orë rresht nuk është pozitive për shëndetin,” shprehet ajo.
TIRANË– Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka komentuar ngjarje...
ELBASAN-Ronaldo Lazari, i cili u arrestua pas sherrit masiv në Elbasan është lënë i lirë nga gjykata. Atij iu vunë prangat për kundërshtim të forcave të policis...
Aktualitet 7 Korrik 2020, 14:21
TIRANË- Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta d...
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik prej pak javësh është pa drejtues. Që pas shkarkimit të Evis Shurdhës, Kryeministria ka hapur garën dhe po kërkon drej...
ELBASAN– Një person ka në Elbasan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se personi që është i infektuar nga koronavirusi është një efektiv.Efektivi në...
TIRANË- Mjeku Shefki Meta ka njoftuar sot ai është prekur nga COVID-19. Meta ka postuar një foto në Facebook, ku shihet se është në ambientet e Spitalit In...
KAVAJË-Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në Kavajë, në lagjen Nr.3. Një 53-vjeçar me iniciale R.R., i cili po udhëtonte...
TIRANË- Talo Çela është personi më i kërkuar në Shqipëri. Ky informacion jepet nga Policia e Shtetit, e cila sot ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve...
ITALI– Ditën e djeshme dy shtetas shqiptar kanë rënë nën prangat e policisë italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane kanë shkruar se polici...