Politike

7 Korrik 2020, 12:35 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me të cilën ka diskutuar lidhur me përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Kreu i shtetit, i cili shprehu shqetësimin lidhur me menaxhimin e situatës disa ditë më parë, u informua nga ministrja se janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore.

“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, – tha ministrja Manastirliu.

Ndërsa kreu i Shtetit gjatë fjalës së tij në takim nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë së COVID-19. Një bashkëpunim i tillë sipas Metës, do të bëntë të mundur rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.

Takimi me ministren u kërkua disa ditë më parë nga presidenti, menjëherë pasi në vend ndërroi jetë edhe mjeku i dytë për shkak të pandemisë. Meta u shpreh se qeveria duhet të hartonte një strategji të re për të përballuar numrin e të infektuarve dhe shifrat e personave që kanë humbur jetën deri më tani. 

Kohët e fundit, që prej lirimit të masave pas karantinës, numri i personave të prekur në vend nga koronavirusi është rritur ndjeshëm. Po ashtu edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë. Sot numri i të vdekurve ka shkuar në 81.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi meta takon ministren manastirliu ogerta manastirliu ilir meta koronavirusi ne shqiperi meta takon ministren manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 11:37

TIRANË- Deputetët dhe ministrat tanë janë tejet të ngarkuar. Punë, halle, probleme kanë ngelur në dorën e tyre, dhe ne fatlumët rrimë e presim. Shfaqje nga...

Politike 7 Korrik 2020, 10:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për “Kombinart-in”, ka rikujtuar edhe njëherë banorët e mbetur pa shtëpi për shkak të tërmeti...

Politike 7 Korrik 2020, 08:17

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e somte një takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf. Mësohet se kryefjalë e tak...