Politike

‘Berisha rendte me daulle, futeshin si ndërtues pa leje dhe…’/ Rama flet me fjalët e priftit të Marigosë: Njerëzit vu

7 Korrik 2020, 10:17 Nga DOSJA
‘Berisha rendte me daulle, futeshin si ndërtues pa leje

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është “kapur” me opozitën gjatë fjalës së tij gjatë prezantimit të projektit për rindërtimin e zonës së Kombinatit. Në fjalën e tij, Rama përmendi edhe përmbytjet e ndodhura në zonën e Shkodrës, vitë më parë duke shtuar faktin se banorët ende nuk ishin dëmshpërblyer. 

Më tej, Rama “u kap” me paraardhësin e tij, Sali Berisha, të cilin e cilësoi si ndërtues pa leje, duke e akuzuar se ka marrë pronat e qytetarëve për të bërë projekte, të cilat sipas tij ishin të dobëta.

“Ajo që na dallon me ata para nesh që pretenduan se bënë shumë, por i lanë pa bërë, është se ne i japim kohën e duhur konceptimit. Nuk futemi si ndërtues pa leje që pushtojmë tokat e të tjerëve. I falet njerëzve dhe familjeve por jo një qeverie të sillet si ndërtues pa leje. Thjesht për të rendur kryeministri me daulle për të përuruar rrugët në 4 anët, do të ngelnin në klasë çdo njëri që ka mbushur ato viza. Ne jemi si atdheu i Shën Thomait, po nuk e prekën nuk besojmë,”– u shpreh Rama. 

FJALA E PLOTË: 

Qindra mijëra kërkojnë shtëpi të reja. Ne nuk jemi Gjermania, as Franca jo e jo. Brenda mundësive kemi bërë atë që askush nuk ka pasur mundësi që t’i bëjë. Fakti është që kemi gjetur borxhe ndaj njerëzve që vuajtën përmbytje pas përmbytje dhe nuk morën kokërr leku nga ata që sot pretendojnë që do iu japin shqiptarëve të hanë me lugë flori. Sot ka shumë familje në Itali që prej 15 vitesh jetojnë në kabina dhe presin rindërtimin, ka edhe shembuj suksesi si në Friuli. Për shkak të tërmetit u bë transformim urban. Ka zona ku njerëzit janë në kabina. Sot që flasim ka shumë vende njerëz që nuk kanë marrë një cent nga shumat e angazhuara për t’i mbështetur. Duke u kthyer tek Kombinati. Mendoj që ky projekt tregon shumë për atë që duam të bëjmë. Këto janë projekte masive. Kemi nevojë të hyjmë në infrastrukturë të re dhe të krijojmë pole dhe pika të reja referimi. Kombinati është destinacion edhe për jetën e natës dhe turistët. I përkasin institucionit të rinisë. Shumë shpejt do të ndëtojmë shtëpitë e para individuale. Janë zona të reja me shtëpi të qënderzuara. Shkollat do të hapin dyert më 26 nëntor. Do të mungonin edhe për shumë vite të tjera nëse tërmeti nuk do të na kishte “kujtuar”. Për ta mbyllur, unë e di që durimi është mall që shumë i vështirë për t’u gjetur në vendin tonë. I kuptoj që e duan shumë dhe e duan tani. Por nuk ka rrugë tjetër që të punojmë pa pushim dhe nuk po rrimë asnjë natë. Po të mundeshim do të bënim më shumë, si thotë edhe ajo fjala. E kam posaçërisht për shumë miq në Facebook, që zëre se e thonë që me këto 3D po na merrni në qafë. Çdo gjë fillon në momentet kur e shohim në ëndërr, e konceptojmë, sigurojmë financimin dhe zbatojmë projektin, zhvillohet gara, nënshkruhet kontrata. Ajo që na dallon me ata para nesh që pretenduan se bënë shumë, por i lanë pa bërë, është se ne i japim kohën e duhur konceptimit. Nuk futemi si ndërtues pa leje që pushtojmë tokat e të tjerëve. I falet njerëzve dhe familjeve por jo një qeverie të sillet si ndërtues pa leje. Thjesht për të rendur kryeministri me daulle për të përuruar rrugët në 4 anët, do të ngelnin në klasë çdo njëri që ka mbushur ato viza. Ne jemi si atdheu i Shën Thomait, po nuk e prekën nuk besojmë.

Deklarata u bë ditën e sotme, ku në Kryeministri u prezantua projekti për rindërtimin e zonës së Kombinatit. Kryeministri Edi Rama premtoi rifillimin e punës duke krijuar një sistem të ri urban. Nuk munguan as “thumbat” ndaj opozitës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama projekti per kombinart zona e kombinatit edi rama projekti per kombinart zona e kombinatit

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 10:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për “Kombinart-in”, ka rikujtuar edhe njëherë banorët e mbetur pa shtëpi për shkak të tërmeti...

Politike 7 Korrik 2020, 08:17

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e somte një takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf. Mësohet se kryefjalë e tak...

Politike 6 Korrik 2020, 20:24

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, këshilloi të gjithë turistët të zgjedhin bregdetin e këtij qyteti për të kaluar pushimet verore. Në një intervi...