Basha i zënë me takime/ Pas ambasadorit gjerman, thërret në zyrë Dulen e Kryemadhin
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Mësohet se temë diskutimi mes tyre ka qënë organizimi i opozitës në zgjedhje dhe përzgjedhja e kandidatëve në rrethe. Më herët, Basha priti në zyrë edhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf, me të cilin diskutuan miratimin e reformës zgjedhore dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së.
Takimi i Bashës vjen në një kohë kur reforma zgjedhore është në ngërç dhe nuk dihet nëse do të kalojë apo jo. Opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do të votojë asgjë që është arritur në Këshillin Politik, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Ata kërkojnë lista të hapura, prag elektoral 5% dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rishikimi i buxhetit, Tabaku: Akt dorëzimi, qeveria e ka gjetur zgjidhjen duke marrë borxh, punësimi dhe sipërmarrja në kol
TIRANË -Partia Demokratike, nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku, ka reagar në lidhje me aktin normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit. Sipas Tabak...
Rindërtimi i Kombinatit, mbi 20 mijë banorë përfitojnë strehim! Rama merret me opozitën: Iu premtojnë se do hani me lugë
TIRANË– Kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti kanë prezantuar planin e rindërtitmi të Kombinatit, një...
‘Berisha rendte me daulle, futeshin si ndërtues pa leje dhe…’/ Rama flet me fjalët e priftit të Marigosë: Njerëzit vu
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është “kapur” me opozitën gjatë fjalës së tij gjatë prezantimit të projektit për rindërtimin e zonës së Kombinatit. Në fjalën...
Rindërtimi në Kombinat, Veliaj “thumbon” opozitën: Në ditë me diell të gjithë bëjnë politikë
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë pjesë në prezantimin e planit të rindërtimit për zonën e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij, Veliaj...
Zi në familjen e ish-deputetit, nëna e Xhemal Gjunkshit ndahet nga jeta: Do na mungojë prindi shembullor
TIRANË – Nëna e ish-deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi është ndarë nga jeta. Ka qenë vetë Gjunkshi, i cili ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale. Ish...
“Ndalohen resortet deri në 200 metra larg detit”/ Rama ‘harron’ ligjin e tij, poston FOTON nga Ksamili,
TIRANË– Pas një mbylljeje disamujore për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën, për rimbëkëmbjen e ekonomisë “sytë” janë kthyer nga turizimi. Pjesë...
“Rama s’i pengon dot koalicionet”, Duma: Opozita parlamentare nuk është palë politike
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe idesë së ndalimit të koalicioneve. E ftuar sot në Syri Tv,...