Politike

7 Korrik 2020, 08:17 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e somte një takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf. Mësohet se kryefjalë e takimit ka qënë Reforma Zgjedhore, miratimi i të cilës pritet të ndodhë në mbyllje të sesionit parlamentar. 

Gjithashtu mësohet se në takim është diskutuar edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të Partisë Demokratike. Pas takimit me Zingraf, kryedemokrati Basha ka thirrur në takim e kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Ndërkohë që Këshilli Politik ia doli që të arrinte një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, pritet ende miratimi i saj. Por mazhoranca nuk i ka votat e duhura, ndërsa opozita parlamentare ka vendosur kushtet e saj për ta votuar. Ajo kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura, ndryshimin e pragut zgjedhor duke kaluar në 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon peter zingraf lulzim basha peter zingraf tirane basha takon peter zingraf lulzim basha peter zingraf tirane

Sondazh

Poll

Politike 6 Korrik 2020, 20:24

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, këshilloi të gjithë turistët të zgjedhin bregdetin e këtij qyteti për të kaluar pushimet verore. Në një intervi...