Politike

Rindërtimi i Kombinatit, mbi 20 mijë banorë përfitojnë strehim! Rama merret me opozitën: Iu premtojnë se do hani me lugë

7 Korrik 2020, 10:35 Nga DOSJA
Rindërtimi i Kombinatit, mbi 20 mijë banorë përfitojnë

TIRANË– Kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti kanë prezantuar planin e rindërtitmi të Kombinatit, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë.

Në një konferencë për shtyp, ku edhe u prezantua projekti 3D për rindërtimin e zonës, është planifikuar që të ndërtohen apartamente të reja, të mjaftueshme për akomodimin e 20,500 banorëve. Gjithashtu në zonë pritet që të ndërtohen 4 institucione të reja arsimore dhe 9 pika sociale e kulturore.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar projektin e rindërtimit si një mundësi për të ndërhyrë në zonat më të urbanizuara të Tiranës, për të kryer edhe rregullimin e tyre. Rama nuk la pa përmendur edhe ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Ai u shpreh se e kupton padurimin e tyre për të hyrë në shtëpitë e reja por përmendi edhe të gjitha detajet teknike që sipas tij duhen ndjekur për ndërtuar një sistem urban.

Peshë të madhe në fjalën e sotme, Rama i dha edhe opozitës së sotme dhe maxhorancës së dikurshme, të cilën e krahasoi me zbatues ilegal që sipas tij ndërtonin duke marrë pronat e qytetarëve. Kreu i qeverisë nuk la pa kujtuar edhe përmbytjet e ndodhura në zonën e Shkodrës vite më parë, duke e sjellë si shembull se banorët e dëmtuar nuk u shpërblylen nga qeveria Berisha. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama projekti per kombinart zona e kombinatit edi rama projekti per kombinart zona e kombinatit

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 10:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për “Kombinart-in”, ka rikujtuar edhe njëherë banorët e mbetur pa shtëpi për shkak të tërmeti...

Politike 7 Korrik 2020, 08:17

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e somte një takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf. Mësohet se kryefjalë e tak...

Politike 6 Korrik 2020, 20:24

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, këshilloi të gjithë turistët të zgjedhin bregdetin e këtij qyteti për të kaluar pushimet verore. Në një intervi...