Politike

“Ndalohen resortet deri në 200 metra larg detit”/ Rama ‘harron’ ligjin e tij, poston FOTON nga Ksamili,

7 Korrik 2020, 06:30 Nga DOSJA
“Ndalohen resortet deri në 200 metra larg detit”/ Rama

TIRANË– Pas një mbylljeje disamujore për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën, për rimbëkëmbjen e ekonomisë “sytë” janë kthyer nga turizimi. Pjesë e “fushatës” është bërë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e nis dhe e mbyll ditën me një vend nga Shqipëria, me qëllim që të vendoset në listën e vendeve që nuk duhen humbur pa vizituar këtë verë.

Së fundmi, jo më larg se dje, Rama postoi një foto nga jugu i vendit, nga plazhi i Ksamilit. “Shqipëria e bukur,”-shkruan Rama krahas fotos, të cilën nuk e ka vëzhguar me aq detaje kur e ka publikuar.

Siç duket edhe në foton e mëposhtme, në plazhin e Ksamilit është ndërtuar qartazi një objekt, i cili në rastin më të mirë është pa leje, që nëse është dhënë nga autoritetet vendase është në kundërshtim me ligjin.

Ndërtimi i objekteve, qoftë edhe më materiale “eco-friendly” ka qënë një nga nismat e qeverisë Rama, e cila mori në supe “barrën” për pastrimin e brendetit. Në një ligj të miratuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, shkruhet qartë se  ndalohet ndërtimi i restorteve deri në 200 metra larg detit, me qëllim pastrimin e vijës bregdetare. Mirëpo rregulli është harruar edhe nga vetë kreu i qeverisë… 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ksamil edi rama ksamil

Sondazh

Poll

Politike 6 Korrik 2020, 20:24

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, këshilloi të gjithë turistët të zgjedhin bregdetin e këtij qyteti për të kaluar pushimet verore. Në një intervi...