Bota

Ambasadori kinez paralajmëron Mbretërinë e Bashkuar: Mos ndërhyjë në punët e Hong Kongut, duhet te rishikosh ofertën

6 Korrik 2020, 15:44 Nga DOSJA
Ambasadori kinez paralajmëron Mbretërinë e Bashkuar: Mos

KINË– Kina ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar që të mos ndërhyjë në Hong Kong pas vendosjes së një ligji të ri të sigurisë kombëtare, duke qenë se  një fushatë pro-demokracie kërkonte mbështetjen ndërkombëtare.

Ambasadori Liu Xiaoming tha se oferta e Mbretërisë së Bashkuar për një rrugë drejt shtetësisë për deri në tre milion banorë të Hong Kongut, arriti deri në “ndërhyrje bruto”. Mediat ndërkombëtare kanë rportuar se oferta erdhi pasi Pekini nxori ligjin e ri polemik dhe gjithëpërfshirës.

Ndërkohë ambasadori Liu tha se shpresonte që Mbretëria e Bashkuar të rishqyrtojë ofertën e saj.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të bëjë vërejtje të papërgjegjshme për punët e Hong Kongut,”  tha ai në një deklaratë për mediat.

Ambasadori tha se një vendim për mënyrën se si Pekini synonte t’i përgjigjej ofertës Britanike, do të merret pasi të dinte detajet. Liu paralajmëroi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar që nëse vendosi të përdorë teknologjinë e gjigantit të teknologjisë kineze Huaëei për të ndërtuar rrjetin e saj 5G, kjo do të dërgonte një “mesazh shumë të keq për bizneset e tjera kineze”.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani kine liu xiaoming britani kine liu xiaoming

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 14:49

KOSOVË– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që ka...