Aktualitet

Makina hipën në trotuar dhe përplas çiftin, vdes 28-vjeçarja në Shkodër, fajtori largohet nga vendi i ngjarjes

6 Korrik 2020, 17:56 Nga DOSJA
Makina hipën në trotuar dhe përplas çiftin, vdes

SHKODËR– Një 28-vjeçare me inicialet L. H., ka ndërruar jetë si pasojë e një alsidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, rreth orës 17:20, në vendin e quajtur ura e Bardhajve.

Mësohet se e ndjera, po ecte në këmbë, bashkë me një 42-vjeçar me inicialet D. K.., në momentin që një automjet ka humbur kontrollin, ka hipur mbi trotuar dhe i ka përplasur të dy.

Më pas makina e llojit “Alfa Romeo”, është përplasur me murin dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Por, si pasojë e përplasje ka mbetur e vdekur e reja, ndërsa 42-vjeçari është plagosur. 

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne shkoder shkoder vdes 28-vjecarja aksident me vdekje ne shkoder shkoder vdes 28-vjecarja

Sondazh

Poll