Aktualitet

Shkatërrimi i mjedisit/ IKMT dhe Policia me dorë të “hekurt”, gjobiten 50 subjekte, vendosen 765 milionë lekë gjoba

6 Korrik 2020, 09:50 Nga DOSJA
Shkatërrimi i mjedisit/ IKMT dhe Policia me dorë të

TIRANË- Ministria e Brendshme ka njoftuar se do të ndëshkohen me gjobë dhe do të ndiqen penalisht të gjithë personat që dëmtojnë apo shkatërrojnë mjedisin. Ministria nënvizon se gjatë javëve të fundit IKMT ka gjobitur 50 subjekte,  ku janë vendosur 765 milionë lekë gjoba. Ndërkohë, Policia  kanë nisur ndjekje penale për shumë persona.

“Ndëshkimi nuk është qëllimi ynë, mbrojtja e mjedisit PO. Me ndryshimet e fundit ligjore, për dëmtuesit, shkelësit, abuzuesit me mjedisin do të ketë ndëshkim në dy linja: Ndëshkim të ashpër administrativ, me gjoba të rënda nga #IKMT dhe ndjekje penale nga #PoliciaeShtetit. Vijojmë pa ndalur duke ndëshkuar ashpër çdo shkelje, në mbrojtje të pyjeve ?, lumenjve ?, territorit nga ndërtimet pa leje etj. Nga nisja e aksionit kombëtar deri ditët e fundit, nga #IKMT janë këto rezultate ?? #mbromjedisin “, njofton ministria.

Sakaq, Policia e Shtetit dhe IKMT-ja vijojnë aksionin në bregdet për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pak javë më IKMT shembi 24 objekte në Velipojë. Sakaq, disa ditë më parë u shembën 11 objekte pa leje në Dhërmi, në bregdetin e Tales dhe në Shëngjin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet / ikmt dhe policia me dorë të “hekurt gjobiten 50 subjekte / ikmt dhe policia me dorë të “hekurt gjobiten 50 subjekte

Sondazh

Poll