Politike

Përfundimi i mandatit, Meta përshëndetet me Bujar Leskajn, vlerësoi rolin e tij në modernizimin e KLSH

6 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
Përfundimi i mandatit, Meta përshëndetet me Bujar Leskajn,

TIRANË-Presidenti Ilir Meta priti sot në zyrë ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës. Kreu i Shtetit falenderoi Leskajn për ushtrimin me përgjegjësi të detyrës dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH.

Nga ana tjetër, Leskaj e falenderoi Metën, për mbështetjen që i ka dhënë institucionit që ai drejton.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues. Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore. Z.Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

Kreu i ri i KLSH ndërkohë është zgjedhur Arben Shehu. Ky i fundit u betua në Kuvend, gjatë seancës së kaluar, pasi mori 108 vota pro. Shehu u propozua nga Meta, por fillimisht u kundërshtua nga mazhoranca, ndërsa në fund shumica ra dakord për emrin e tij.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar leskaj ilir meta meta pershendetet me leskaj bujar leskaj ilir meta meta pershendetet me leskaj

Sondazh

Poll