Politike

Bilanci i COVID-19 në vend/ Meta i pakënaqur, kërkon më shumë nga qeveria: Nevojitet urgjentisht një strategji e re!

6 Korrik 2020, 08:58 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në vend/ Meta i pakënaqur, kërkon më

TIRANË– Presidenti Ilir Meta kërkon një strategji të re për të përballuar pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Pasi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së mjekur Hysni Shkjau, Meta ka kërkuar nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë masa më efikase duke shtuar se kostot janë tepër të rënda.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit shton se duhen rritur masat mbrojtëse për të gjithë stafin mjekësor, i cili është duke sakrifikuar në vijën e parë të frontit për t’i shërbyer çdo qytetari 

Ndarja nga jeta këtë mëngjes e Dr.Hysni Shkjaut, i cili për 40 vite u shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Pukës, është një tjetër humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.Shkjaut, kolegëve dhe mbarë komunitetit pukian! Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë. Ndaj përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike.

Ndërkohë në vend është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Në rang vendi ka shkuar në 79 numri i viktimave, pasi vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste, përfshirë edhe mjekun 69-vjeçar Hysni Shkjau. Ndërkohë janë konfirmuar 71 raste të reja, dhe harta është zgjeruar në 16 qytete. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 5 Korrik 2020, 13:37

KORÇË-Kreu i Partisë Demokratike, pas Pogradecit ka vijuar turin e takimeve në juglindje të vendit me Korçën. Në një postim në Facebook, Bash...

Politike 5 Korrik 2020, 12:05

LEZHË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se në Shqipëri është e vështirë që të gjesh njerëz që të bëjnë punën. Nëpërmjet një postimi në ...