Politike

Zgjedhorja, Murrizi i vendosur: Nuk e votojmë reformën pa u hapur listat, kërkojmë takim me Ballën e Ramën

6 Korrik 2020, 10:44 Nga DOSJA
Zgjedhorja, Murrizi i vendosur: Nuk e votojmë reformën pa u hapur

TIRANË– Kreu i grupit “Demokrat”, Myslim Murrizi ka depozituar së bashku me kolegun e tij, Edmond Stojkun një tjetër kërkesë në Kuvend, në të cilën shprehen se duan një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit socialist, Taulant Balla, më të cilët duan që të diskutojnë lidhur me Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij para mediave pas depozitimit të kërkesës, Murrizi u shpreh se kërkonin një takim të dytë pasi nga i pari ende nuk kishin marrë një përgjigje për kërkesat e tyre. Ai u shpreh i vendosur se maxhoranca nuk i merr votat e opozitës për të kaluar nga Kuvendi “Zgjedhoren”, pasi deputetët e opozitës nuk japin kartonin jeshil pa lista të hapura.

Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të kuvendit për z. Rama dhe z.Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 deputetëve të opozitës. Jemi të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga Këshilli Politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika. Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harrojnë se mund të kapin ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat,”-u shpreh Murrizi.

Myslim Murrizi së bashku me 26 deputetë të opozitës së re, kërkojnë lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi opozita parlamentare reforma zgjedhore myslim murrizi opozita parlamentare reforma zgjedhore

Sondazh

Poll