Politike

Akuzoi kryeministrin Rama për vjedhje ikonash, koleksionisti Gjergj Thimo qan në telefon me gazetarin: 12-15 policë civilë m

6 Korrik 2020, 09:52 Nga DOSJA
Akuzoi kryeministrin Rama për vjedhje ikonash, koleksionisti Gjergj Thimo

KORÇË– Koleksionisti i njohur Gjergji Thimo pretendon se po vëzhgohet nga policë të veshur civilë pas intervistës që ai ka thënë kundër kryeministrit Edi Rama. Në një telefonatë me gazetarin e Novia Media, i përlotur Thimo shprehet se banesa e tij është e rrethuar dhe se i kanë ndërprerë edhe energjinë elektrike.

Më tej, ai është shprehur se është ankuar edhe në Ambasadën Amerikane, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas Thimos, shtëpia e tij është rrethuar pasi ai në një intervistë për Adi Krastën pak ditë më parë akuzoi kryeministrin Edi Rama për vjedhje ikonash.

PJESË NGA BISEDA:

Thimo: Unë jam në shtëpi.

Gazetari: Pse po qan?

Thimo: Më kanë rrethuar shtëpinë. Janë 12-15 policë civilë. Isha piva një kafe me shokët. Më ndjekin prapa dhe më kanë rrethuar shtëpinë.

Gazetari: Të kanë hequr energjinë?

Thimo: Të tëra m’i kanë bërë. Rrinë jashtë si skutha. Më ruajnë dhe kam frikë se jam vetëm. Unë kërkova ndihmë nga Ambasada Amerikane se jam shtetas. Kemi një kryeministër që vodhi 1600 ikona. Jam i terrorizuar është ora 1 e natës dhe unë nuk fle dot gjumë. Më ndjekin gjithë ditën. Ç’do bëhet me mua kështu?

Në intervistën e dhënë për “Syri.Tv”, Thimo tha se kryeministri Rama ka qënë i dënuar në Francë për shitje ikonash, duke publikuar edhe numrin që sipas tij i përkon dosjes së numrit një të maxhorancës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjergji thimo edi rama gjergji thimo

Sondazh

Poll

Politike 5 Korrik 2020, 13:37

KORÇË-Kreu i Partisë Demokratike, pas Pogradecit ka vijuar turin e takimeve në juglindje të vendit me Korçën. Në një postim në Facebook, Bash...