Politike

COVID dhe çelja e negociatave, Meta: Gjermania në krye të BE-së, momenti i rëndësishëm për ne. Hesht për datën e zgjed

6 Korrik 2020, 10:51 Nga DOSJA
COVID dhe çelja e negociatave, Meta: Gjermania në krye të

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vënë theksin tek përballimi i situatës së koronavirusit dhe nisja e përgatitjes për plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Meta njoftoi se së shpejti do të takohet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për të rishikuar situatën e koronavirusit në vend, duke mos e përjashtuar edhe një mbledhje tjetër të Këshillit të Sigurisë në vend. 

Më tej, Meta shprehu se opinionin me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese ua ka dorëzuar të gjitha institucioneve, ndërsa i kërkoi KED që të shqyrtojë kandidaturat për 3 vendet vakante në Kushtetuese. I pyetur për dekretimin e zgjedhjeve në fund të muajit prill, kreu i shtetit nuk iu përgjigj pyetjes duke u shprehur se në fokus duhet të ishte çelja e negociatave me BE-në.

Nuk kaloi pa u përmendur edhe qëndrimi i Metës për rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi. Meta, nuk e komentoi pyetjen e gazetarëve për një përfshirjë të mundshme të kryeministrit Edi Rama.

Në fund, kreu i shtetit bëri me dije se ekspertët e tij kanë nisur verifikimet lidhur me pretendimet e kryedemokratit Lulzim Basha se një pjesë e territorit të bazës ushtarake në Sarandë po bëhet gati nga qeveria që t’u jepet oligarkëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 7 korrik 2020 ilir meta meta me gazetaret 7 korrik 2020

Sondazh

Poll