Politike

Vokshi takim online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të PPE: Liria e medias dhe vendimet e ‘Venezias’ thelb

5 Korrik 2020, 19:39 Nga DOSJA
Vokshi takim online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të

TIRANË- Albana Vokshi ka zhvilluar një takim online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane. Përmes një sttausi në rrjetet sociale, Vokshi bën me dije se në lidhje me Shqipërinë, shqetësimi kryesor ka të bëjë me gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Ndër të tjera, Vokshi shkruan se respektimi nga qeveria i të dy vendimeve të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe lirinë e medias konsiderohen si thelbësore për procesin e integrimit.

Vokshi thekson më tej se ajo që ka vënë re në dukje si emergjencë për vendin është rotacioni politik për të ndryshuar me shpejtësi situatën pesimiste ku 1 në 2 shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të BE.

Statusi i plotë 

Këtë javë u takuam online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane. Në lidhje me Shqipërinë, shqetësimi kryesor ka të bëjë me gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Respektimi nga qeveria i të dy vendimeve të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe lirinë e medias konsiderohen si thelbësore për procesin e integrimit. Plotësimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Kushtetuese, si dhe një ligj që garanton lirinë e medias, pa mekanizma censurues, janë 2 prej 15 kushteve per nisjen e negociatave të Shqipërisë. Përfitova nga rasti të falenderoj koleget e Partisë Popullore Europiane për mbështetjen e jashtëzakonshme të PPE-së për integrimin europian.

Theksova se rezoluta e miratuar prej Parlamentit Europian, ku kërkohet përmbushja e 15 kushteve nga ana e Shqipërisë, është realiste dhe se shqetësimet e eurodeputetëve për rikthimin e kultivimit masiv të kanabisit, shembja e Teatrit për qëllime korruptive apo vonesa të pajustifikuara në hetimin e dosjeve të vjedhjes së zgjedhjeve, 184 dhe 339, qëndrojnë plotësisht. Në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të PPE-së kërkova mbështetjen e vazhdueshme të vendeve të BE për Shqipërinë, pasi vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Përmenda treguesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë për rënien më të madhe ekonomike në 8 vitet e fundit, që nxjerr si faktor kyç nivelin e lartë të korrupsionit dhe konkurencën e padrejtë. Ajo që vura në dukje si emergjencë për vendin është rotacioni politik për të ndryshuar me shpejtësi situatën pesimiste ku 1 në 2 shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të BE. I sigurova koleget se për këtë ndryshim sa më të shpejtë, Lidhja Demokratike e Gruas është plotësisht e përkushtuar dhe se pas një riorganizimi kapilar, që po përfundon, do t’i ofrojmë PD-së, një strukturë aktive dhe mbështetëse për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll

Politike 5 Korrik 2020, 13:37

KORÇË-Kreu i Partisë Demokratike, pas Pogradecit ka vijuar turin e takimeve në juglindje të vendit me Korçën. Në një postim në Facebook, Bash...

Politike 5 Korrik 2020, 12:05

LEZHË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se në Shqipëri është e vështirë që të gjesh njerëz që të bëjnë punën. Nëpërmjet një postimi në ...