Bota

Ditë e zezë për Kosovën, humbin jetën 6 persona të prekur me COVID-19, në 24 orët e fundit

4 Korrik 2020, 16:38 Nga DOSJA
Ditë e zezë për Kosovën, humbin jetën 6 persona të

KOSOVË- Numri i viktimave të COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 64. Sipas mediave vendase bëhet me dije se 6 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. M ëtej bëhet me dije se 6 të vdekurit e fundit kishin pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. “Të gjashtë të vdekurit janë deri në orën 17:00”, ka thënë mjek.

Lajmi është konfirmuar edhe nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë, ku shkruhet se pacientët janë nga zona të ndryshme të vendit.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë. Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti,  R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Deri tani në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 178 persona dhe janë shëruar 1 mijë e 824 prej tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll