Bota

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Britani, vdesin 44 pacientë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

4 Korrik 2020, 15:23 Nga DOSJA
Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Britani, vdesin 44 pacientë

BRITANIA E MADHE– Ditët e fundit në Britaninë e Madhe situata e Covid-19 është qetësuar disi, pasi numri i viktimave dhe rasteve të reja është ulur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit në Britaninë e  Madhe janë shënuar të paktën 44 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në 44.131.

Ndërkohë nga dita e sotme në Britaninë e Madhe janë rihapur berberët dhe sallonet e bukurisë, ku mediat e huaja treguan se me mijerë njerëz mbushën u dyndën nëpër këto sallone pas më shumë se 3 muajsh në izolim.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,206,261 persona. Ndërkohë 529,403 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,355,504 qytetarë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll