Politike

“Janë të zhytur borxhe”/ Basha takim me fermerët e Pogradecit, shpalos planin për bujqësinë: Subvencione 100 mln euro

5 Korrik 2020, 08:17 Nga DOSJA
“Janë të zhytur borxhe”/ Basha takim me fermerët e

POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerët e Pogradecit. Basha teksa ka dëgjuar problemet e fermerëve ka deklaruar se ata janë të zhytyr në borxhe dhe prej 7 vitesh nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. Ndërkohë, kryedemokrati shpalosi edhe planin e PD-së për bujqësinë. Ai theksoi se do ketë një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore.  Po kështu, ai premtoi se do ketë 100 mln euro subvencione në vit për fermerët.

“E para, 100 milion euro do të keni në vit subvencione që do t’i jepen fermerit në bazë të prodhmit dhe do të jenë subvencione për të ulur koston e prodhimit, koston e pesticideve, koston e farërave, të inputeve bujqësore. E dyta, atë taksën që vuri Rama vit pas viti 240 lekë për liter, do ta heqim për të gjithë, për të gjithë. Dhe me subvencion do të synojmë që ju në veçanti fermerët t’ju ulet edhe më shumë çmimi i naftës. Është turp që ju të shkoni të bleni naftën në Maqedoni. Dhe e treat që ju jap fjalën është që do të keni akses të lirë në trgë. Nuk do keni tregje që i kontrollojnë monopolistët, që t’jua masin kokën me pe dhe për një arkë prodhim t’ju marrin më shumë sesa ju ka kushtuar ta rrisni në tokën tuaj. Këto tre gjëra që j’ua them sot, këto tre gjëra do të jenë shtyllat kryesore që do ta nxjerrin fshatin dhe bujqësinë shqiptare nga kriza”-, tha Basha.

Sakaq, kryedemorati pa nga afër të mbjellat e tyre, ku aty puqi bërrylat me fermerët.

Dërgova 20 arka me dardha në treg dhe i ktheva prapë, nuk u shitën. Nuk po shesim dot prodhimin. Na ka rënë prodhimi në tokë ka mbetur aty. Asnjë subvencion asnjë lloj gjëje nga shteti. Me 1 mijë lekë të vjetra e shisja edhe nuk e merrnin. Po me gjithë këto shpenzime që kemi me marrë ilaçe nuk dalin, ilaçet janë shumë të shtrenjta”,  u shpreh një nga fermerët.

Një problematik tjetër për ta, është edhe nafta e cila është shumë e shtrenjtë.

“Shkojmë në Maqedoni që të marrim naftë sepse është shumë më e lirë se në Shqipëri. 1 mijë lekë është në Maqedoni, 1 mijë e 500 është këtu, edhe nuk e di është shumë, shumë e vështirë, jemi drejt falementimt për çdo gjë”, tha një tjetër fermer.

Më tej fermerët deklaruan se mos-shitja e prodhimeve për të nxjerrë fitimet ua bën të pamundur pronarëve për të punësuar të rinjtë e zonës.

“Edhe të duash të gjeshë punëtorë nuk gjen, se i ka marrë Greqia punëtorët. Çuna nga 30 vjeç e të mos punosh tokën tënde edhe të vesh të punosh tokën e grekut është turp ore”, u shpreh njëri i ri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll