Gjiknuri premtim publik: Do zgjidhim çështjen e Kadastrës së Vlorës, kam folur me Ramën dhe është gati drejtuesi i ri
4 Korrik 2020, 13:44Nga DOSJA
VLORË- Deputeti i Partisë Socialiste, i cili është dhe i dërguari i Ramës në Vlorë, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar ndryshime në Kadastrën e Vlorës. Në një prononcim për mediat nga Vlora, pas një takimi me strukturat, Gjiknuri u shpreh se ka folur me kryeministrin për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare drejtimit të Kadastrës në Vlorë.
“Nga bisedat e fundit që kam bërë edhe me kryeministrin, atje shumë shpejt do të vendosen drejtues të rinj me qëllim që të riorganizohet puna dhe ka shumë ankesa nga qytetarët. Drejtuesi do të jetë nga Vlora. E di që në Vlorë ka presione për pronat por shteti nuk mund të ulë kokën përpara presioneve të paligjshme”, deklaroi Gjiknuri.
Kjo deklaratë e Gjiknurit vjen në një kohë kur në Kadastrën e Vlorës nuk ka kryetar. Prej më shumë se dy vitesh ky institucion është në kolaps, pasi të gjithë drejtuesit e komanduar janë dorëhequr dhe nuk kanë zgjidhur dot problemin me pronat në Jalë.
Më herët dhe kreu i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi dhe ka thënë se qytetarët do marrin pronat e tyre.
Këto deklarata, deputeti i PSi ka bërë pas një takimi me strukturat në Vlorë. Gjiknuri nga Vlora ka bërë me dije se maxhoranca është gati të bëjë lëshime për sa i përket Reformës Zgjedhore dhe të mund të arrihet një kompromis me opozitën parlamentare.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, të cilit i janë besuar dhe negociatat me opozitën për Refromën Zgjedhore, ka thënë sot se mund të b...
TIRANË- Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka sjell sot në vëmendje një premtim të Edi Ramës të bërë në vitin 2013 dhe shkruan se n...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka qënë në Shkodër ditën e sotme për të zhvilluar një takim me strukturat për të nis...
TIRANË– Ditën e ditëlindjes së tij, kryeministri Edi Rama ka shkuar që të festojnë me nënën e tij, Aneta.Rama ka postuar një foto me të në rrjetin e tij so...
POGRADEC– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Pogradec, nga ku ka shkuar për të inspektuar nga afër një biznes të vogël, duke i pyetur për ecurinë e sipër...
TIRANË– Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar mesazhin e saj për Ditën e Pavarësisë së Amerikës,...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish apel për respektimin e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Me anë të një s...
Politike 4 Korrik 2020, 07:55
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emis...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ditën e djeshme. Opinionisti Arjan Çurri ka komentuar veshjen e kreut ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e ogranizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, disa ditë më parë të organizuar në rezid...