Politike

“Jemi të detyruar”, Gjiknuri tregon se do pranojnë kushtet e opozitës së re: S’i kemi 84 vota në Kuvend për të mira

4 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
“Jemi të detyruar”, Gjiknuri tregon se do pranojnë kushtet

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, të cilit i janë besuar dhe negociatat me opozitën për Refromën Zgjedhore, ka thënë sot se mund të bëjnë lëshime të tjera. Nga Vlora ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, në një ambient të mbyllur e duke shkelur rregullat e COVID-19, Gjiknuri tha se po shohin mundësinë e pranimit të ndonjë kushti nga opozita e re, që të sigurojnë votat e tyre për të kaluar Reformën Zgjedhore.

Ne nuk i zotërojmë plotësisht 84 vota dhe kjo na bën që të jemi të detyruar të negociojmë të ushtrojmë trysninë e duhur por njëkohësisht të akomodojmë nën një interes pa cenuar thelbin e marrëveshjes me partinë Demokratike. Partia Socialiste është parti serioze dhe nuk mund ti shmanget detyrimeve”, u shpreh Gjiknuri.

Ai ka folur dhe për listat e hapura, duke thënë se nëse pranohet kjo kërkesë do të hiqet mundësia e bërjes së koalicioneve para zgjedhore.

“Nuk përjashtojmë mundësinë e listave të hapura nëse nuk gjejmë dot votat për të kaluar kodin, natyrshëm ne do bëjmë kompromise me ta por është shpejt për të folur”, shtoi socialisti.

Reforma Zgjedhore tashmë është në udhëkryq, pasi me opozitën jashtëparlametnar është arritur marrëveshja dhe projektligji është depozituar në Kuvend, ndërkohë që opozita e re ka deklaruar se nuk do e votojnë. Deputetët e opozitës kanë bërë kërkesat e tyre, për ndryshim sistemi, lista e të hapura dhe heqje të koalicioneve, dhe po diskutojnë me maxhorancën. Një ditë më parë inicuesi i ndryshimeve Myslim Murrizi ka bërë me dije se janë gati të heqin dorë nga disa nga kërkesat e tyre. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri kuvendi shqyrton kerkesen e opozites reforma zgjedhore damian gjiknuri kuvendi shqyrton kerkesen e opozites reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2020, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emis...