Politike

Ndryshime në qeveri? Gjiknuri lë të hapur mundësinë: Askush s’e ka postin me tapi, dhe unë isha ministër dhe lëviza

4 Korrik 2020, 15:19 Nga DOSJA
Ndryshime në qeveri? Gjiknuri lë të hapur mundësinë:

VLORË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka deklaruar sot se shumë shpejt mund të ketë ndryshime në institucionet kryesore.

Më tej ai tha se askush nuk i ka postet me tapi, duke marrë shembull dhe veten e tij, dhe u shpreh se ka qenë ministër, por tashmë ka marrë poste të tjera politike, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se mund të ketë ndryshime dhe në qeveri.

“Drejtuesit e institucioneve nuk i kanë me tapi ato gjëra, unë kam qenë ministër, lëviza, mora poste politike. Pra jeta në poltike është një gjë që vazhdimisht evolon. Ka drejtues që mund të lëvizin”, u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën.

Këto deklarata, deputeti i PS i ka bërë pas një takimi me strukturat në Vlorë. Gjiknuri nga Vlora ka bërë me dije se maxhoranca është gati të bëjë lëshime për sa i përket Reformës Zgjedhore dhe të mund të arrihet një kompromis me opozitën parlamentare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri ndryshime ne qeveri damian gjiknuri ndryshime ne qeveri

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2020, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emis...