Politike

“Ka premtuar rrugë 3D”, PD: S’do realizohet asnjë projekt i qeverisë në ikje, po vidhen shqiptarët. Koha e Ramës ka

4 Korrik 2020, 13:08 Nga DOSJA
“Ka premtuar rrugë 3D”, PD: S’do realizohet asnjë

TIRANË- Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka sjell sot në vëmendje një premtim të Edi Ramës të bërë në vitin 2013 dhe shkruan se nuk e ka mbajtur.

Në një postim në mediat sociale, Rushaj shkruan se PD nuk do të lejojë që të realizohet asnjë projekt i qeverisë, të cilët e quan në ikje, pasi sipas tij po vidhen paratë e shqiptarëve.

Ne grahmat e fundit te qeverise ne largim, Edi Rames s’i ka mbetur gje tjeter veç te premtoje rruge 3D.  Ne ditet e fundit te qeverisjes se deshtimit  i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dale boje. Asnje rruge e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnje projekt ne 3D qe vjedh xhepat e shqiptareve dhe asnje hajduteri e re e projektuar nuk do te realizohet. Koha e Edi Rames ka mbaruar!”, shkruan zyrtari i PD-së.

Ky reagim i Partisë Demokratike, vjen në një kohë kur qeveria ka prezantuar projektin e rrugës Milot-Fier dhe tunelin e Llogarasë. Opozita i ka kundërshtuar këto projekte dhe janë shprehur se nuk do të lejojnë realizimin e tyre, pasi i kanë quajtur afera. Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe është shprehur se projektet do të vijojnë sipas planit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rushaj edi rama pd akuza rames alfred rushaj edi rama pd akuza rames

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2020, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emis...