Aktualitet

Me shpejtësi sketerrë në aksin Sauk-Teg, iu hiqet patentën 8 shoferëve, Policia: Shijoni fundjavën, por mos fluturoni!

5 Korrik 2020, 05:50 Nga DOSJA
Me shpejtësi sketerrë në aksin Sauk-Teg, iu hiqet patentën 8

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar disa drejtës mjetesh, të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin “Sauk Teg”, u është hequr patenta 8 shoferëve. Sipas policisë këta të fundit janë kapur me shpejtësi nga 154 km/h deri në 169 km/h.

Njoftimi i Policisë:

Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Vijon të ndodhë ???në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore. Edhe pse rruga monitorohet me radar ? e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.

Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni ?të arrini aksidentin ?apo të dorëzni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patenës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj? të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja?, ajo ka nevojë për ju. #Mos?porqarkullome kujdesne? #MosPerdor?NenEfektine? #RespektoKufizimeteShpejtesise?

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 8 shoferëve iu hiqet patenta 8 shoferëve iu hiqet patenta

Sondazh

Poll