Aktualitet

U investuan 1 miliardë lekë për rikonstruktimin e shkallëve, “plasin” ujërat e zeza mes Sarandës (PAMJE NGA QYTETI)

5 Korrik 2020, 05:38 Nga DOSJA
U investuan 1 miliardë lekë për rikonstruktimin e shkallëve,

SARANDË- Disa nga rrugët krysore të qytetit të Sarandës janë të mbuluar nga ujërat e zeza. Bëhet fjalë për shkallët e qytetit, shumë pranë shëtitores, të cilat duken si mos më keq. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Saranda Web shkallët janë mbuluar nga ujërat e zeza.

Ujërat e zeza janë bërë një problem jo vetëm për aromën e keqe që lëshojnë, por qytetarët dhe turistët rrëshqasin në këto shkallë.

Projekti për rikonstruktimin e shkallarëve të qytetit nisi në janar të 2018. Ai kushtoi jo pak, por 1 miliardë lekë.  Zëvendësimi i gurëve u bë nga pllaka të prera me makineri, duke ndryshuar kështu totalisht pamjen e qytetit. Për këtë projekt pati kundërshtime të shumta.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plasin ujërat e zeza në sarandë plasin ujërat e zeza në sarandë

Sondazh

Poll