Aktualitet

COVID-19 futet në repartin e gjinekologjisë në Elbasan, konfirmohet e prekur një mjeke

4 Korrik 2020, 18:46 Nga DOSJA
COVID-19 futet në repartin e gjinekologjisë në Elbasan,

ELBASAN- COVID-19 në Elbasan po vijon të përhapet me shpejtësi. Dosja.al mëson se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dhe 4 raste të reja me koronavirus.

Më tej mësohet se një prej katër personave të prekur është një infermiere e spitalit të Elbasanit. Infermierja është pjesë e repartit të gjinekologjisë, dhe për të ka nisur hetimi epidemiologjik.

Pas konfirmimit me COVID-19 të një prej bluzave të bardha ka bërë që i gjithë reparti i gjinekologjisë të futet në karantinë.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi situata paraqitet jo e mirë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne elbasan koronavirusi ne elbasan masat kunder covid 19 covid ne elbasan koronavirusi ne elbasan masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2020, 15:58

TIRANË- Për gazetarin Hamdi Jupe, 2 korriku mbetet gjithnjë një datë e mirë për të bërë një bilanc mbi atë cka ëndërronin shqiptarët 30 vite më parë. I ftu...