Aktualitet

Sërish viktima nga COVID-19/ Shkon në 74 totali i jetëve të humbura, vdesin dy të moshuara, 67 raste të reja

VIDEO
  • ‘Virusi s’bën dallim moshe, ka të rinj që po trajtohen tek Infektivi’/ Manastirliu bën APELIN!
  • Dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi janë shënuar shtrirje të reja.
    Featured image of article: Sërish viktima nga COVID-19/ Shkon në 74 totali i jetëve të humbura, vdesin dy të moshuara, 67 raste të reja Mirela Cami, Ministria e Shëndetësisë

    TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me pandeminë e koronavirusit në vend. Në deklaratën e përditshme për shtyp, Ministria ka njoftuar dy viktima të tjera të pandemisë gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për dy të moshuara, 67 dhe 73 vjeç, të cilat vuanin edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

    Nga testimet e bëra 67 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar tek Infektivi rritet çdo ditë. Deri më tani, numri në total ka shkuar në 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

    Harta e infeksionit për sot është e shpërndarë me: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar vetëm 45 qytetarë.

    Njoftimi i Ministrisë:

    Ministria e Shëndetësisë nxit bizneset dhe institucionet për aplikimin e punës alternative nga shtëpia, për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Përdorimi i maskës domosdoshmëri

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

    Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv.

    Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

    Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

    Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

    Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

    Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

    Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura. Suksesi do të varet nga sjellja individuale e çdo qytetari.

    Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

    Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)

    Testime totale                         28409

    Raste pozitive                          2819

    Raste të shëruara                      1637

    Raste Aktive                             1108

    Humbje jete                              74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 428

    Durrës             199

    Shkodër 164

    Vlorë   115

    Fier      46

    Lezhë 59

    Korçë   35

    Kukës 20

    Elbasan 16

    Gjirokastër 10

    Berat    8

    Dibër   8

    (k.m/dosja.al)

    • 15:05

      Vatër e re në Korçë/ Dy prej tre të infektuarëve pjestarë të një familje, pacientët në gjendje të stabilizuar

      Foto ilustruese

      Situata e Covid-19 në Shqipëri është shumë e paqëndrueshme. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e  përditshëm të të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, bëri me dije se janë infektuar të paktën  67 persona të tjerë me koronavirus, ku prej 3 tyre janë regjistruar në qytetin e Korçës. Mësohet se për këto tre pacientë të tjerë në Korçë është ende e paqartë sesi u infektuan. Ndërkohë është mësuar se dy prej  tyre janë anëtarë të një familje. Por 3 rastet e reja të ditës së sotme me koronavirus në Korçë janë vatra të reja dhe si rrjedhojë është e paqartë mënyra sesi janë prekur. Megjithatë deri më tani thuhet se gjendja shëndetësore e të 3 pacientëve është e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi janë shënuar shtrirje të reja.

    • 11:44

      6 raste me covid në Kavajë/ Nami tek bashkia, 5 punonjës të infektuar, mbyllet zyra e ndihmës ekonomike

      Foto ilustruese

      “Nami” në bashkinë e Kavajës. 5 punonjës të institucionit janë infektuar nga pandemia e koronavirusit. 5 prej punonjësve janë të gjithë të një zyre ku shpërndahej ndihma ekonomike, e cila është mbyllur dhe ka nisur dezinfektimi i saj.  Ndërsa punonjësit nuk kanë simptoma dhe janë vetëkarantinuar në shtëpi, pasi janë në gjendje të stabilizuar. Ndërsa i infektuari i 6-të në qytetin e Kavajës është shtruar tek spitali Infektiv dje në Tiranë, pasi ishte në gjendje të rëndë.

    • 14:21

      Doli nga burgu i Peqinit për t’i “shpëtuar” Covid-19 por u infektua jashtë, si u përhap virusi në Fier

      Foto ilustruese

      Qyteti i Fierit ka shënuar sot vetëm një rast të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuari është një i burgosur, i cili kishte dalë nga burgu thuajse tre muaj më parë, si pasojë e nismës së marrë ndaj koronavirusit. Pasi afati për të qëndruar jashtë mbaroi, edhe i burgosuri do të duhej të rikthehej në burgun e Peqinit, por rezultoi pozitiv pas testit të bërë tre ditë para rikthimit. Dyshohet se edhe i burgosuri ka patur kontakte të shumta jashtë dhe dyshohet se infeksionit mund të jetë përhapur edhe më shumë. Ndërkohë ka nisur hetimi për kontaktet e tij të fundit.

    • 9:59

      ‘Virusi s’bën dallim moshe, ka të rinj që po trajtohen tek Infektivi’/ Manastirliu bën APELIN: Kujdes!

      Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish apel për respektimin e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, ajo u shpreh se në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID-19. Ajo bën thirrje për kujdes pasi sipas saj të rinjtë, të cilët e konsiderojnë veten më pak të rrezikuar por “prekin” moshat e treta.

      “Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz! Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!,”-shkruan Manastirliu.

    Shto Koment