Aktualitet

VIDEO/ “Është e papranueshme”, Policia ‘kap mat’ Lamborghinin me 236 km/h në By Pass-in e Fierit: Mos fluturoni

4 Korrik 2020, 17:59 Nga DOSJA
VIDEO/ “Është e papranueshme”, Policia ‘kap

FIER– Policia e Fierit ka vijuar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme dhe sot ka kapur një makina që ecte me 236 km/h. Në një njoftim për mediat, blutë e Fierit bëjnë me dije se kanë  ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz, i cili po ecte me shpejtësi të papranushme në kulmin e trafikut. 

Më tej shtohet se prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë–Vlorë gjatë kontrolleve. 

NJOFTIM I PLOTË

Në BYPASS-in Fier – Vlorë. Vijon kontrolli me ? nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. ?✈!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve ? me lëvizje. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret? jetë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet me radar policia e fierit shoferet problematike kontrollet me radar policia e fierit shoferet problematike

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2020, 15:58

TIRANË- Për gazetarin Hamdi Jupe, 2 korriku mbetet gjithnjë një datë e mirë për të bërë një bilanc mbi atë cka ëndërronin shqiptarët 30 vite më parë. I ftu...