Sport

Refik Halili eviton masat ndaj futbollsitëve: Nuk kam tradhëtarë në ekip, jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë

4 Korrik 2020, 09:00 Nga DOSJA
Refik Halili eviton masat ndaj futbollsitëve: Nuk kam tradhëtarë

TIRANË-Refik Halili ka zbritur në fushë dhe është takuar me lojtarët. Presidenti i klubit të Tiranës nuk ka marrë asnjë masë ndaj lojtarëve duke u shprehur se nuk ka tradhëtarë në rradhët e tij. Një ditë pas sfidës në Ballsh, presidenti bardheblu thotë se lojtarët e tij nuk janë të përfshirë dhe janë të hapur ndaj hetimit që do të bëjë FSHF-ja.

“Për sa u përket çështjeve të tjera si, qysh, tek, ne jemi të hapur dhe të bindur. Unë kam besim se në skuadrën time nuk ka hyrë gjë brenda. Nuk  kam tradhtarë. Në skuadër nuk janë afruar para për ndeshjen apo lojtarë të caktuar të kenë marrë para. Për këtë jam i bindur. Nëse ka pasur siç thotë kompania dhe jam i prirë t’i besoj kompanisë, do të dënohet. Nëse ka një njeri që ka marrë para, nga unë i pari, jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf refik halili tirana fshf refik halili tirana

Sondazh

Poll