Politike

4 Korrik 2020, 07:55 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emisionit Arian Çani, Basha u pyet për rikthimin e Arben Imamit, Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit, por kreu i opozitës nuk preferoi të japë emra.

Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nuk mund të flasë me emra të përveçëm, ndonëse pohoi se ka kontaktuar disa persona që nuk janë më pjesë e strukturave të PD-së.

PJESË NGA EMISIONI:

Shikoni minutën 1:22:00

Çani: Çfarë do t’i ofrojë figurave të vjetra si Ben Imami?

Basha: Nëse mund ta quaj ashtu, si kryetar jam pak a shumë si babai i PD. Nuk flasim dot me emra të përveçëm, sepse i trajtojmë të gjithë njësoj. Padiskutim që babai e ka një të preferuar. Por bën të pamundurën që ta mos e tregojë.

Çani: Do riktheheni pranë vetes tradhëtarë të opozitës së re? A do ketë servilë?

Basha: Shpresoj që jo, po garanci nuk ka.

Çani: Murrizi?

Basha: Nuk ka qënë kurrë pjesë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ristani lulzim basha arben ristani lulzim basha

Sondazh

Poll