Aktualitet

E KRYER/ Bashkia e Tiranës jep lajmin: Shoqata e Transportit bindet të rinisë të hënën nga puna

4 Korrik 2020, 10:49 Nga DOSJA
E KRYER/ Bashkia e Tiranës jep lajmin: Shoqata e Transportit bindet të

TIRANË– Zyrtarisht të hënën rinis trasporti publik! Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se Shoqata e Transportit Publik Urban gjetën dakordësinë për të mundësuar rinisjen e shërbimit ndaj qytetarëve do të fillojë normalisht, ndërsa është dakordësuar edhe për protokollin e sigurisë.

Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të ndjekë me përpikmëri 13 pikat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.

PROTOKOLLI:

Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik,  mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes rinis transporti publik shoqata e transportit bashkia e tiranes rinis transporti publik shoqata e transportit

Sondazh

Poll