Bota

SHBA-të festojnë sot Ditën e Pavarësisë, koronavirusi i privon nga ‘tradita’, fishekzjarrët do shijohen nga shtëpia

4 Korrik 2020, 05:17 Nga DOSJA
SHBA-të festojnë sot Ditën e Pavarësisë, koronavirusi i

SHBA– Amerika feston sot “4 korrikun”, ose e njohur ndryshe si Dita e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan ‘Deklaratën e Pavarësisë’, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë. 4 korrik është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarreve. Por për shkak të pandemisë së koronavirusit, qytetarët amerikanë nuk do të mund të festojë 244 vjetorin e Pavarësisë dhe t’i shikojnë fishekzjarret nga banesat e tyre, duke ‘harruar’ traditat e përvitshme.

Edhe këtu në Shqipëri, Ambasada Amerikane organizoi festime disa ditë më parë. Ambasadorja Yuri Kim ftoi një grupim të vogël njerëzit në rezidencën e saj për të mbajtur festimet. Nuk munguan “kokat” e politikës shqiptare dhe bashkëshortet e tyre.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale bëri urimin e saj tha se pavarësisht pandemisë  që i ka detyruar të qëndrojnë në distancë, sipas saj amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë.

Gjithashtu në këtë ditë të shënuar për SHBA, liderët shqiptarë e ato kosovarë kanë uruar SHBA në ditën e pavarësisë.

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama përmes postimit në rrjetet sociale uroi Amerikën  duke shkruar: Gëzuar ditëlindjen Amerikë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara.

Një urim të ngjashëm bëri edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili  teksa tha se populli i Kosovës  është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane, u shpreh: Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Historia

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson.

Disa studiues konstitucionalë argumentojnë se amerikanët duhet të festojnë në të vërtetë më 2 korrik – dhe jo 4 korrik – për shkak të votimit historik.

Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 4 korrik pavaresia e amerikes 2020 4 korrik pavaresia e amerikes 2020

Sondazh

Poll