Aktualitet

E zunë poshtë pllakat e gurit, humb jetën bariu 55-vjeçar nga Berati, familja e kërkonte… (Emri+DETAJE)

4 Korrik 2020, 10:15 Nga DOSJA
E zunë poshtë pllakat e gurit, humb jetën bariu 55-vjeçar

BERAT– Një 55-vjeçar, i identifikuar si Vladimir Çeno, ka ndërruar jetë në Berat pranë një zonë në të cilën nxirren pllaka guri.

Dyshohet se 55-vjeçari ka qënë duke kullotur bagëtinë dhe gjatë mbrëmjes ka pushuar në një zgavër ku nxiren pllaka. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë dhe dyshimet kryesore janë që ngjarja ka qënë aksidentale.

Kanë qënë familjarët e tij, ata që kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për ta gjetur pa jetë në vendin e quajtur Rabjak.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me pasojë vdekjen, ndërkohqë që në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Skrapar/Berat – Informacion paraprak

Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat vladimir çeno berat vladimir çeno

Sondazh

Poll