Politike

Tsipras telefon Ramës, biseda përqendrohet tek pronat e minoritetit në Himarë

4 Prill 2019, 16:12 Nga DOSJA
Tsipras telefon Ramës, biseda përqendrohet tek pronat e minoritetit

GREQI- Kryeminsitri i Greqisë, Alexis Tsipras ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas mediave greke, biseda mes dy kryeministrave është fokusuar për për reformat e nevojshme dhe për fillimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Burimet diplomatike për televiziionin shtetror grek shtojnë se Tsipras gjatë bisedës së tij me homologun e tij shqiptar u përqëndrua për vendimin e Qeverisë Shqiptare për pronat në bregdet dhe për ligjin mbi pakicat.

Në fund biseda ka pasur vend dhe për diskutimet mbi zhvillimin rajonal dhe  marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.

Kujtojmw se  pak ditë më parë shefi i qeverisë greke e konsideroi zhvillim negativ atë që po ndodh sipas tij, në Himarë. Tsipras paralajmëroi Shqipërinë se do të kushtëzonte hapjen e negociatave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alexis tsipras edi rama pronat e minoritetit ne himare tsipras telefonon ramen alexis tsipras edi rama pronat e minoritetit ne himare tsipras telefonon ramen

Sondazh

Poll