Sërish viktima nga COVID-19/ Shkon në 74 totali i jetëve të humbura, vdesin dy të moshuara, 67 raste të reja
4 Korrik 2020, 08:34Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me pandeminë e koronavirusit në vend. Në deklaratën e përditshme për shtyp, Ministria ka njoftuar dy viktima të tjera të pandemisë gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për dy të moshuara, 67 dhe 73 vjeç, të cilat vuanin edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Nga testimet e bëra 67 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar tek Infektivi rritet çdo ditë. Deri më tani, numri në total ka shkuar në 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.
Harta e infeksionit për sot është e shpërndarë me: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar vetëm 45 qytetarë.
Njoftimi i Ministrisë:
Ministria e Shëndetësisë nxit bizneset dhe institucionet për aplikimin e punës alternative nga shtëpia, për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Përdorimi i maskës domosdoshmëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv.
Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.
Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura. Suksesi do të varet nga sjellja individuale e çdo qytetari.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona mes tyre edhe kryeplakun e fshatit Drashovicë në Vlorë, me pretendimin se ai ka pasur dijeni që në zon...
ANGLI– Një orperacion masiv i nisur prej vitit 2016 është finalizuar me arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe anëtarëve të grupit që trafikonin drogë dhe armë....
TIRANË– Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur lidhur me vaksinën e koronavirusit.Në fjalën e tij, Pipero është s...
SHIJAK– Policia e Shtetit ka finalizuar operacinin e koduar “Stadiumi”, ku në kushte të larta sigurie është arrestuar Alvaro Jashari, i cili ishte shpallur në k...
TIRANË- Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të Pediatrisë ka dhënë detaje të tjera lidhur me infektimin e foshnjës 2 muajshe të infektuar nga pandemia e k...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimin e ceremonisë mortore të n...
KUKËS– Fundjava ka nisur dhe bashkë me të edhe “zbarkimi” i turistëve nga Kosova, të cilët zgjedhin që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Vetëm mëngjesin e...
TIRANË -Zhaneta dhe Anisa Josifi janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit, në varrezat e Përmetit. Nënë e bijë, të cilat u gjetën të vetëflijuara...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.Sipas IGJEUM, sot priten reshje të d...