Aktualitet

Doli nga burgu i Peqinit për t’i “shpëtuar” Covid-19 por u infektua jashtë, si u përhap virusi në Fier

4 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
Doli nga burgu i Peqinit për t’i “shpëtuar” Covid-19

FIER– Qyteti i Fierit ka shënuar sot vetëm një rast të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuari është një i burgosur, i cili kishte dalë nga burgu thuajse tre muaj më parë, si pasojë e nismës së marrë ndaj koronavirusit. 

Pasi afati për të qëndruar jashtë mbaroi, edhe i burgosuri do të duhej të rikthehej në burgun e Peqinit, por rezultoi pozitiv pas testit të bërë tre ditë para rikthimit. Dyshohet se edhe i burgosuri ka patur kontakte të shumta jashtë dhe dyshohet se infeksionit mund të jetë përhapur edhe më shumë. Ndërkohë ka nisur hetimi për kontaktet e tij të fundit.

Ndërkohë që në vend shënohen ende viktima nga pandemia. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi janë shënuar shtrirje të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fierit koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi fierit koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll