Aktualitet

Kuksiani kapet në Londër, ministrja britanike prezente në momentin e arrestimit

4 Korrik 2020, 08:08 Nga DOSJA
Kuksiani kapet në Londër, ministrja britanike prezente në

ANGLI– Një orperacion masiv i nisur prej vitit 2016 është finalizuar me arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe anëtarëve të grupit që trafikonin drogë dhe armë.

Në këtë operacion janë përfshirë me mijëra oficerë nga e gjithë Britania e Madhe, por ajo çfarë ka rënë në sy është edhee prezenca e Ministres së  brendshme britanike, Priti Patel, e cila ka qenë dëshmitare e arrestimit të një të riu me origjinë shqiptare.

Mediat e huaja  kanë shkruar se i arrestuari është me origjinë nga Kukësi dhe quhet Alsi Vata, i cili është vënë nën pranga  si pjesë e një operacioni masiv në të gjithë Anglinë i koduar me emrin “Operation Venetic’.

24-vjeçari shqiptar, akuzohet për shitje të armëve luftarake e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B. Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë, ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

Kompania EncroChat në të gjithë botën kishte 60,000 përdorues dhe 10.000 në Angli. Ky grup kriminal  përdorte telefona të cilësuar si teje të sigurt, për të koordinuar dhe planifikuar vrasjet mes rivalëve, trafik droge dhe pastrim parash. Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet qartë që Vata është arrestuar pas krahëve të ministres Patel.

Dy muaj më parë për të vënë në pranga shqiptarin një polic u infiltrua si klient i tij. Policia monitoroi çdo veprim të shqiptarit apo edhe të anëtarëve të tjerë të organizatës. Vata  u arrestua nga oficerët e NCA, të mbështetur nga Shërbimi Policor Metropolitan, pasi doli nga një apartament në Soho, të enjten në mëngjes. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Leeds më 17 korrik 2020, por policia britanike tha se arrestimi i shqiptarit dhe goditja e rrjetit të trafikut ku ai bënte pjesë është domethënës në luftën kundër krimit të organizuar.

NCA njihet si FBI-ja britanike. Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy tonë drogë.

Burimi: LBCnews

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli priti patel arrestohet shqiptari ne angli priti patel

Sondazh

Poll