Sport

Koronavirusi nuk fal askënd, lojtarët e Realit marrin tre lajme të këqija brenda ditës

3 Korrik 2020, 18:18 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk fal askënd, lojtarët e Realit marrin tre lajme

Real Madridi është prekur nga kriza e COVID-19 ashtu si klubet e tjera. Lojtarët e kryeqytetasve kanë kuptuar se situata nuk është aspak pozitive, prandaj kanë rënë dakord me klubin të japin ndihmën e tyre.

Kapiteni Sergio Ramos ka pranuar që skuadra e tij të ulë 10% pagat, por kjo duket se nuk do të jetë prekja e vetme. Drejtuesit u kanë kërkuar lojtarëve që të heqin dorë dhe nga bonuset e kampionatit dhe Champions League.

Madrilenët mbajnë në arkat e tyre miliona euro, ndërsa klubi merr frymë. Futbollistët janë treguar të mirëkuptueshëm, pasi e dinë se klubi ka probleme. Mbyllja e stadiumeve ka bërë që asnjë klub të mos ketë të njëjtat të ardhura.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport karantina real madrid rroga karantina real madrid rroga

Sondazh

Poll