Sport

Bylis-Tirana traumatizoi bastet, kompanitë europiane heqin përfundimisht kampionatin shqiptar

4 Korrik 2020, 07:44 Nga DOSJA
Bylis-Tirana traumatizoi bastet, kompanitë europiane heqin

Asnjë ndeshje shqiptare nuk do të kuotohet më në kompanitë e huaja të basteve, nga ato më prestigjozet tek ato më të voglat sa i përket Europës, raporton Telesport. Mbetet për t’u konfirmuar tregu aziatik.

Vendimi zyrtar ka ardhur menjëherë pas takimit Bylis-Tirana, duke qenë se në këtë ndeshje janë vendosur shuma të mëdha parash si përpara, ashtu edhe gjatë ndeshjes.
Madje, menjëherë Betradar është njoftuar nga kompanitë e huaja, gjysma e të cilave janë detyruar të bllokojnë ndeshjen pasi kanë nuhatur fluks të jashtëzakonshëm parash në kuotën 1 (fitore e Bylisit) menjëherë sapo Tirana ka shënuar golin e parë.

Kështu, futbolli shqiptar del nga tregu i basteve deri në fund të këtij sezoni dhe rrezikohet që të mos futet as vitin tjetër, pasi tashmë është shënuar me njollë “të kuqe”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport baste bylisi superliga tirana baste bylisi superliga tirana

Sondazh

Poll