Sport

Trajneri i Juventusit është i befasuar nga Buffon: Kur shoh ato që bën në stërvitje…

3 Korrik 2020, 17:09 Nga DOSJA
Trajneri i Juventusit është i befasuar nga Buffon: Kur shoh ato

Ndeshja e radhës e Juventusit në kampionat është ajo me Torinon. Nesër pasdite djemtë e trajnerit Maurizio Sarri do të përballen me një skuadër në letër krejt të lehtë.

Tekniku i bardhezinjve sot foli në konferencë për shtyp para takimit dhe u duk mjaft i kënaqur me skuadrën e tij. “E kemi të qartë që do të përballemi me një ekip të motivuar, kështu që duhet të kemi të njëjtin motivim edhe ne”, u shpreh Sarri.

“Chiellini për momentin po stërvitet me asistentët e mi. Besoj do jetë gati për ndeshjen pas Torinos. Buffon? Ai ka luajtur 15 ndeshje dhe vazhdon të jetë një portier fantastik. E kam parë të bëjë gjëra të paimagjinueshme në stërvitje“, përfundon Sarri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giggi juventus sarri giggi juventus sarri

Sondazh

Poll