Sport

Messi largohet nga Barcelona? Zidane jep komentin e tij

3 Korrik 2020, 15:46 Nga DOSJA
Messi largohet nga Barcelona? Zidane jep komentin e tij

Zinedine Zidane nuk dëshiron që Leo Messi të largohet nga Barcelona. Trajneri i Real Madridit ka dhënë mendimin e tij në lidhje me mosmarrëveshjet e argjentinasit me klubin.

Sipas shtypit spanjoll, Leo ka informuar presidentin Bartomeu se nuk do ta rinovojë kontratën me klubin katalanas. Ai është i zhgënjyer me ecurinë e skuadrës.

Me informacionet aktuale, thuhet se Messi do të respektojë kontratën aktuale dhe verën e ardhshme do të largohet. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk presim që Messi të largohet, sepse ne duam më të mirët në La Liga”, ka qenë reagimi  i trajnerit francez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata messi zidane deklarata messi zidane

Sondazh

Poll