Politike

“Dy gëzime në një ditë”/ Rama uron Amerikën për Pavarësinë, komentuesit s’ja harrojnë “sebepin”, i urojnë di

4 Korrik 2020, 05:50 Nga DOSJA
“Dy gëzime në një ditë”/ Rama uron Amerikën

TIRANË– Sot Amerika festoon 244 vjetorin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë. Nuk kishte si të mungonte edhe një urim nga kryeministri i vendit, Edi Rama për aleatët e Shqipërisë.

Duke shpërndarë një video me disa nga figurat më të shquara politike të vendit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: Gëzuar ditëlindjen Amerikë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara.

Por ndjekësit e kreut të qeverisë nuk e kanë lënë pa uruar edhe kryeministrin Rama, i cili sot feston 56 vjetorin.

KOMENTET:

– I dashur kryeministri im..të dy sot kemi ditën e lindjes në një ditë..muaj..dhe vit.. Ta gëzojme së bashku këtë ditë duke patur shëndet dhe qetësi shpirtërore. Gëzuar ditëlindjen… Edhe 100 vite jetë i shëndetshëm dhe i lumtur

– Përveç Amerikës, gëzuar dhe iu z.kryeministër 56-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë e të lumtur. Mes njerëzve tuaj të dashur dhe për ta, e për të mirën e krejt shqiptarëve gjithashtu!

–  Dy gëzime në një ditë. Njëra për Amerikën ta gëzoj festën, tjetra ta gëzosh ditëlindjen dhe 100 u bëfsh jetë të gjatë dhe të lumtur me gjithë familjarët e tu të dashur dhe ç’të do zemra. Ta kalosh bukur sot.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditelindja e rames edi rama ditelindja e rames edi rama

Sondazh

Poll