Sport

E FUNDIT/ FSHF hetim per ndeshjen Bylis-Tirana, janë grumbulluar pamjet filmike dhe deklaratat e protagonistëve

3 Korrik 2020, 13:34 Nga DOSJA
E FUNDIT/ FSHF hetim per ndeshjen Bylis-Tirana, janë grumbulluar pamjet

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet Komisionit të Etikës, ka filluar mbledhjen e fakteve dhe të dhënave, në lidhje me ndeshjen e ditës së djeshme mes Bylisit dhe Tiranës, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës, e cila u mbyll 2-1 për vendasit, por kishte dyshime të mëdha, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në ndeshje.

Mësohet se në ambjentet e FSHF janë grumbulluar pamjet filmike dhe deklaratat e protagonistëve pas ndeshjes, për fillimin e një hetimi ndaj këtij takimi të shumëpërfolur. Të gjitha do të studiohen me kujdes, për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi ditën e djeshme në Ballsh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis fshf tirana bylis fshf tirana

Sondazh

Poll