Politike

Opozita futet fshehurazi në Kuvend, “dezertorët” e rinj kanë miratimin e PD dhe LSI

4 Prill 2019, 12:16 Nga DOSJA
Opozita futet fshehurazi në Kuvend, “dezertorët” e rinj

TIRANE- Me hyrjen e Ambra Borovës dje dhe me konfirmimin e Korab Litës sot, Kuvendi do të ketë 100 deputetë. Ajo që filloi si proces dezertimi, tani po bëhet një strategji e dy partive të opozitës.

Ambra Borova hyri dje në Kuvend e shoqëruar nga një deputet i LSI, (Lexo ketu), si për të treguar se nuk po bënte asgjë kundër pëlqimit të partisë.

E njëjta gjë ndodh me hyrjen e Korab Litës, nënkryetar i Bashkisë së Kamzës, krahu i djathtë i Xhelal Mziut, i cili pranon befasisht mandatin, i pashoqëruar nga shpotitjet apo akuzat.

As shefi i tij i derisotëm, Mziu, as drejtuesi apo kolegët e PD-së nuk e kanë komentuar “dezertimin” e radhës.

Kjo heshtje e çuditshme, në fakt shpjegohet me një vendim underground të PD dhe LSI, për ta kontrolluar rrjedhjen pas disa dezertimeve të papritura.

Një ndryshim strategjie, për të kontrolluar opozitën në Kuvend, për të mos ia lënë atë atyre që e pranuan mandatin për të tentuar faktorizimin jashtë opozitës tradicionale.

Kështu Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi që kundërshtojnë lidershipin e PD, apo Ralf Gjoni që akuzoi çiftin Meta-Kryemadhi për sulmin me bojë, nuk do të përfitojnë nga foltorja e Kuvendit për t’u bërë protagonistë, nëse aty do të hyjnë deputetët e listës që e kanë marrë lejen nga drejtuesit.

Ndërsa flitej për 2 grupe parlamentare të rebelëve, të pavarura nga opozita që është në rrugë, tani gjërat ndryshojnë. Përbërja e opozitës nuk është më pastërtisht rebele. Opozita është kthyer tashmë në Parlament jozyrtarisht. Kompozimi i grupeve dhe debatet do të jenë më interesante tani, kur Kuvendi është bërë si Ppazar i gjësë së gjallë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi opozita e re rudina hajdari djegia e mandateve te opozites myslim murrizi opozita e re rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2019, 09:28

TIRANË- Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi. ...