Aktualitet

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, shkak gjyqtarja, mungoi për arsye shëndetësore

3 Korrik 2020, 11:32 Nga DOSJA
Shtyhet sërish seanca ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, shkak gjyqtarja,

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 9 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore, është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoku.

Kjo e fundit nuk ka marrë pjesë në seancë pasi ka paraqitur një raport për ku justifikon mungesën për arsye shëndetësore.

Seanca, e cila duhej që të zhvillohej më 18 qershor, u shty për të premten e sotme me kërkesë të avokatit të Llallës, i cili kishte kërkuar kohë të njihet me dosjen.

Adriatik Llalla akuzohet nga SPAK për mosdeklarim, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasururisë, vepër të cilën e ka kryer tre herë. Për këtë vepër, kodi penal parashikon gjobë deri në 3 vite burg.  Hetimi ndaj Llallës nisi më 15 mars të 2018-ës nga Prokuroria e Durrësit. Përveç veprave të sipërpërmendura, ai u akuzua edhe për “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”.

Më pas dosja kaloi në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila vendosi sekuestro ndaj pronave të tij, një apartament 67m2 Durrës, një sipërfaqe toke prej 22 mijë m2 në periferi të Tiranës Në përfundim të hetimeve SPAK e mori të pandehur Llallën për “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll