Aktualitet

U vetëflijuan në banesën e tyre/ Flasin “Dëshmitarët e Jehovait” për ngjarjen e rëndë në Kombinat: Familja Josifi n

3 Korrik 2020, 09:30 Nga DOSJA
U vetëflijuan në banesën e tyre/ Flasin

TIRANË– Përfaqësues të “Dëshmitarëve të Jehavait” kanë deklaruar se janë shumë të hidhëruar për ngjarjen në e rëndë që ndodhi në Kombinat. Zëdhënësi Arben Lubonja teksa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, thekson se pjesëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë kurrë pjesë e kësaj organizate.

“Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese infiormacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait. “, thuhet në reagim.

Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi vdesin nënë e bijë në tiranë zhaneta josifi anisa josifi vdesin nënë e bijë në tiranë zhaneta josifi

Sondazh

Poll